Disa banorë të lagjes nr 6 në Laç kanë protestuar pranë njërit prej kanaleve me problematike të këtij qyteti.
Pas dy përmbytjeve që kanë provuar banorët e Laçit, të shqetësuar nga rreziku që iu kanoset ata sot kanë protestuar duke apeluar për ndërhyrje.
Sipas tyre bordi i kullimit nuk është aktiv në pastrimin e kanaleve kulluese, ndaj apeli i është ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur rrezikun nga përmbytjet.
Kujtojmë se qyteti i Laçit kthehet në një kaos të vërtetë sa herë që ka reshje shiu ku ujërat vërshojnë në mes të qytetit e dhjetra damilje luftojnë me ‘përrenjtë’ që krijohen kudo nëpër qytet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post