Laguna e Kune-Vainit është mbuluar nga të dy anët me mbeturina. Mbeturinat e ndryshme janë sjellë nga lumi Drin dhe deti duke krijuar situatë shumë alarmante.
Problematika është e vazhdueshme dhe asnjë masë nuk është marrë deri më tani për të parandaluar ndotjen e madhe që po bëhet.
Banorët që ushtrojnë peshkimin thonë se në mesin e mbeturinave mund të gjesh dhe kafshë të ngordhura dhe se duhet pastruar pasi jo vetëm në periudhë shirash por thuajse gjithë vitin situata është homogjene.
“Ka qenë prej vitesh situate kështu, të gjitha mbeturinat depozitohen kështu. Është problem i madh në lagunë. Gjatë gjithë vitit ka probleme jo vetëm tani në periudhë shiu.
Sa vite ke që merresh me peshkim? Kam 15 vite që e bëj me qejf e mbeturinat duhen pastruar. Këtu është dhe vend plazhi e gjatë verës nuk bën në këtë gjendje”-u shprehën ata.
(E.D/faxweb.al)