Shofer i Lamborghini-t që lëvizte me shpejtësinë marramendëse 236 km/h në një rrugë që lehoje deri në 126 km/h është përballur me patrullën e policisë së Fierit teksa është regjistruar në radar.
Blutë e Fierit njoftojnë se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz, i cili po ecte me shpejtësi të papranushme në kulmin e trafikut ndërsa ngjarja ka nodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Tiranë–Vlorë gjatë kontrolleve.
Sipas Policisë, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.
“Në ByPass-in Fier – Vlorë. Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.
Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë”, njofton policia.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/315237159502718/
(F.GJ/FAXWEB.AL)