Një 28-vjeçar është kapur nga Policia pasi ka derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Londër. Dailymail shkruan se Mansoor Kiani, një trafikant droge u zbulua nga policia vetëm nga veprimet në klubet e natës dhe xhirot me Ferrari. 28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysëm burg si shpërndarës droge dhe pasuria e tij ishte bërë nga aktivitete të paligjshme. Në seancën gjyqësore u shfaqën dhe video ku Kiani ra në sy tek policia nga xhirot me Ferrari dhe skenat në klubet e natës, si derdhja e shampanjës mbi orën Rolex.
“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar. Ju mund të na ndihmoni t’i kapim këta njerëz duke folur dhe raportuar çdo shqetësim,”- tha detektivi Tom Stean.
Mansoor Kiani nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Ai u arrestua në vitin 2020 dhe mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.
(B.V/Faxweb.al)