Pas sulmit në shtëpi dhe vjedhjes së parave, kambisti nga Delvina, Muslim Osmani ka folur për herë të parë duke treguar ngjarjen.
“Agresorët ishin të maskuar, nuk i identifikova.
Kur dola jashtë dhe hapa portën ata më kapën nga duart
Më lidhën mua dhe vajzën në kolltuqe. Për pak do të më kishin zënë frymën me litar.
Vajza mori çantën dhe u dha paratë nën kërcënim
Telefonat na i morrën nuk kishim me çfarë lajmëronim
Morën 22 milionë lekë dhe 3 mijë euro.” – tha kambisti Muslim Kamberi në një lidhje direkte.