Sipas zhvillimeve më të fundit sa i përket vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, po bëhen kërkime në një zonë me bimësi të dendur jo shumë larg zonës ku ka ndodhur vrasja.
Dyshohet se autori Aldi Rama është i armatosur, kështu kanë zbarkuar forcat Renea të cilët me veshje të rnda antiplumb po bëjnë kërkimet në terren.
Ekziston frika se autori duke qenë i armatosur mund të reagojë duke qëlluar ndaj forcave Renea, kështu që e gjithë zona po monitorohet nga dronë dhe helikopterë gjithashtu edhe sniper të pozicionuar në ndërtesa nga ku mund të kenë kontroll të plotë të zonës.
Më poshtë ndiqni live videon e raportimit nga Fax News.