Ka nisur marshimi i dy krerëve të opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Kreu i PD-së Basha ka zgjedhur që të ecë gjatë Bulevardit nën shoqërinë e të rinjve të FRPD-së, ndërsa Kryemadhi shoqërohet nga gratë ish-deputete të LSI-së.
Gjatë bisedës me gazetarët, Kryemadhi tha se Rama është frikacak, ndaj edhe sot ka zgjedhur që të mos qëndrojë në Tiranë.
“Pse nuk qëndron në zyrë, kur kërkon dialog? Ne po shkojmë drejt zyrës së tij, të vijë dhë të flasë me qytetarët e tij”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi tha se ka komunikime të vazhdueshme me socialistët, dhe sipas saj ata ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer nga lidershipi i PS.