Mesditën e sotme banorët e Laknasit janë përplasur me punonjësit të firmës ku do të ndërtohet thertorja.
Ajo që bie në sy është reagimi i një gruaje e cila i kërkon efektivëve të policisë të ndërhyjnë për të neutralizuar përplasjen. Banorja vijon me akuza duke thënë se uniformat blu janë të korruptuara të cilat qëndrojnë në distancë dhe nuk neutralizojnë sherrin mes dy palëve.
Banorja: Për çfarë rrini këtu në hije përse nuk ndërhyni. Rrinë duke parë, presin të vriten njerëzit këtu? Jeni të korruptuar…
Efektivja e policisë: Mos më prek me dorë mua…
Protesta ditën e sotme është shoqëruar me përplasje mes banorëve të zonës dhe punëtorëve të firmës të cilët janë paraqitur në vendin ku është parashikuar të ndërtohet thertorja. Sipas tyre firma nuk ka asnjë lloj dokumenti për të vazhduar me ndërtimin e thertores dhe theksojnë se ky vendim është ndërmarrë nga ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.
Protesta në Laknas:
Discussion about this post