Banorët e Laknasit përplasen me punonjësit e firmës që do të ndërtojë thertoren. Ndërkohë ajo që vihet re është fakti se policia qëndron pa ndërhyrë duke lënë që përplasja të vijojë pa u përpjekur të mbrojë banorët.
Kjo ka bërë mes banorëve dhe punëtorëve të firmës të ketë edhe përplasje fizike ndërsa policia nuk është afruar për të bërë të mundur shuarjen e konfliktit. Kjo situatë ka acaruar edhe banorët të cilët kanë kërkuar llogari nga efektivët për mos-ndërhyrjen e tyre në përplasjen fizike.
“I lutem shtetit shqiptar të vijë këtu se policia nuk vjen këtu në vendngjarje. Mos bo gabim të futesh në territor, largohu, largohuni prej këtu.
A janë tu pa që të vriten njerëzit, të vijnë këtu se prandaj kanë ardhur”- u drejtua njëra prej banoreve drejt policisë.
Discussion about this post