00:57 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Lulzim Basha sërish me barorët e ‘Astirit’, i përgjigjet Erion Veliajt: Janë zbuluar fakte tronditëse

16:55 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Lulzim Basha sërish me barorët e ‘Astirit’, i përgjigjet Erion Veliajt: Janë zbuluar fakte tronditëse

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar sërish banorët që preken nga projekti i “Unazës së Re’ të Tiranës dhe që protestojnë prej 12 ditësh në mbrojtje të banesave të tyre.

Basha tha se janë zbuluar fakte tronditëse dhe e vetmja gjë e ligjshme në këtë çështje është rezistenca e banorëve.

“Arsyeja e këtij takimi ishte për të treguar disa të vërteta për shkeljet ligjore, pasi e ligjshme është vetëm protesta e tyre. Pas një hetimi disa ditor kanë dalë fakte tronditëse, pasi projekti është i pa kërkuar, firma e ka paraqitur jashtë normave, pasi ky projekt është për autostradë dhe jo për këtë rrugë. E dyta është skema korruptive e tenderit. E treta është paligjshmëria e këtij investimi, pasi duhet miratuar nga pushteti vendor. Institucioni që duhet të dilte përpara këtyre banorëve, bashkia ka në krye një shpifësirë që e ka shpirtin më të zi se plehrat e sharrës.

Kam në dorë një VKM, që thotë se ata që janë në proces legalizimi shtëpitë e të tyre do të shpërblehen plotësisht me vlerën e tregut, pra precedenti ligjor është i qartë. Paratë duhet të merren pa lëvizur lopata e parë”, tha Basha.

“Një, kemi të bëjmë me një projekt fantazëm, dy kemi një projekt që nuk është për brenda qytetit dhe tre, nuk është miratuar nga bashkia”, shtoi ai.

Në lidhje me deklaratën e Veliat i cili dje tha se projektin nuk do ta pengonin disa “shpellarë”, Basha tha se kryebashkiaku i Tiranës e ka shpirtin më të zi se “plehrat e sharrës”.

“Sulmon me shprehje raciste tregon se e ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse qeveria nuk tërhiqet, Basha se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar edhe këtu është “vijë e kuqe” që qeveria nuk duhet ta kalojë

“Para disa muajsh më keni pyetur për Teatrin dhe kam thënë që është vija e kuqe. Ashtu si Teatri është vija e kuqe këtu është dy herë vija e kuqe, qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo formë dhe çdo mjet dhe opozita do jetë në krahun e tyre”, deklaroi ai ndër të tjera.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: astirilulzim bashaprotestaVeliaj
Pas

Protesta e banorëve të “Astirit”, Panariti: Dy duar për një kokë janë, maxhoranca tu qëndrojë premtimeve

Para

A po “shikon” Europa më mirë me Ambasadorin e ri?

Para
Blendi Fevziu flet për largimin: Do më dhembi shumë, vendimi emocional…

A po “shikon” Europa më mirë me Ambasadorin e ri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.