05:49 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

VIDEO/ Lulzim Bashës i ikën buzëqeshja, ‘shpërthen’ ndaj Lubonjës: Marksist, mos fol gënjeshtra

10:41 | 02/02/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Lulzim Bashës i ikën buzëqeshja, ‘shpërthen’ ndaj Lubonjës: Marksist, mos fol gënjeshtra

Ditën e djeshme kreu i PD-së Lulzim Basha dhe analisti Fatos Lubonja janë përplasur ashpër mes tyre.

Lubonja ka akuzuar Bashën dhe të gjithë politikanët e tjerë si të përfshirë në afera korruptive, duke marrë shkas nga rasti i deputetit Agron Shehaj që votoi pro ndërtimit të aeroportit në Vlorë.

Basha duke dhënë sqarime u shpreh se Shehaj votoi pro aeroportit po kundër aferave korruptive. Më pas kreu i PD-së ka akuzuar Lubonjën se është një nga njerëzit që ka sjellë në pushtet të majtët.

Po ashtu Basha e ka quajtur Lubonjën marksist, duke qenë se do të diskriminojë shtresën e të pasurve.  

DEBATI I PLOTË: 

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës. Asnjë gjë nuk the 2 orë. Sulmove vetëm opozitën.

Lubonja: Nuk e ka ndërtuar sistemin vetëm Edi Rama. Sistemin bashkë e keni ndërtuar.

Basha: Kam qenë përballë tij unë. Ai edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar (sistemin). 11 vjet ka ndenjur. 11 vjet s’ka bërë planin urbanistik.

Lubonja: Ça plani ndërtoni? Çfarë të doni.

Basha: Çfarë plani. Gënjen! Mashtron! Të të vijë turp! Paske ardhur këtu të bësh nihilistin.

Lubonja: Pse ore, ti do më thuash ti mua çfarë të them? Të të bëj militantin unë ty?

Basha: Mos fol me gënjeshtra, me mashtrime!

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende.

Basha: Nuk është oligark. Ai e ka ndërtuar pasurinë nga “zero” në Itali. Ti do të ekzekutosh të pasurit. Ti je marksist, unë s’jam marksist.

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë.

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

Vasili: Lubonja thotë jeni bashkë në këtë gjë.

Basha: Nuk e solla unë as PD as Rroshin, as Prengën, as Doshin. I solli ai këtu.

Lubonja: Disa prej tyre.

Basha: Asnjë prej tyre.

Lubonja: Ky është sistemi që keni ngritur ju.

Basha: Ti mat kohën time, s’mat kohën tënde. Është gabim që thua jemi të gjithë njësoj. Është vepër i një njeriu. I bëri Edi Rama për pushtetin e tij.

Lubonja: Me llafe të përgjithshme.

Basha: Nuk është ashtu.

Lubonja: Jo me llafe, me emra.

Basha: Pse bie pre e kukuvajkave të qeverisë. Mos fol si debatikas.

Lubonja: Ju njohin shqiptarët, prandaj nuk ngrihet populli.

Basha: Jo.

Lubonja: Mos e ngri zërin.

Basha: Unë të dëgjova. Më respekto.

(E.K/FAXWEB)  

Etiketa: Fatos Lubonjalubonjalulzim basha
Pas

Çmimi i ujit, paralajmërohen rritje tarifash në të gjithë vendin

Para

Pse ra në pranga ish drejtori i LSI-së Dashamir Xhika? Zbardhet vendimi

Para
Pse ra në pranga ish drejtori i LSI-së Dashamir Xhika? Zbardhet vendimi

Pse ra në pranga ish drejtori i LSI-së Dashamir Xhika? Zbardhet vendimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.