Makina e dyshuar si e përdorur në vrasjen e Edmond Çekiçit është gjetur e djegur në Katund të Ri.
Dyshohet se vendi i djegjes së makinës nuk është i rastësishëm, duke qenë se rruga aty pranë ka dalje në autostradë.
Sipas dyshimeve të para, autorët e ngjarjes janë pritur nga një makinë tjetër në vendin ku është djegur makina, të cilat i kanë transportuar më tej.
Brenda makinës së djegur, Policia ka gjetur dhe kallashnikovin e përdorur në atentantin e sotëm në Durrës.
Mëngjesin e sotëm, Durrësi është tronditur nga të shtëna me armë të cilat lanë të vrarë anëtarin e bandës së Durrësit, Edmond Çekiçin i njohur ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”.
(E.H/Faxweb.al)