Një aksident është regjistruar në orët e paradites së sotme në Vlorë në Rrugën ‘Veledin Kollozi’ me një të plagosur. Sipas burimeve të policisë një makinë ka përplasur një motor, ku ka mbetur i lënduar dhe është nisur drejt spitalit drejtuesi i këtij të fundit. Ndërkohë është bërë dhe shoqërimi në polici i drejtuesit të makinës. Deri më tani gjendja e të plagosurit paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post