14:01 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën adoleshenti shqiptar në Greqi

18:34 | 19/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën adoleshenti shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Kyparissia të Greqisë, ku fatkeqësisht humbën jetën tre adoleshentë. Mes viktima është edhe një 15-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas informacioneve nga mediat greke, dy viktimat e tjerë janë një grek e një bullgar, të gjithë 15 vjeç.

Makina me të cilën udhëtonin tre shokët u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta. Nga përplasja e fortë humbën jetën menjëherë adoleshentët grek e bullgar, kurse 15-vjeçari shqiptar u dërgua në gjendje kritike në spitalin e Rio të Patras, por ndërroi jetë më vonë.

Për të nxjerrë trupat e nxënësve nga automjeti i shkatërruar, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Mediat greke raportojnë se njëri prej adoleshentëve, dyshohet 15-vjeçari shqiptar, kishte marrë pa leje makinën e të atit. Sipas burimeve mediatike, nxënësit sapo kishin dalë nga mësimi para se të merrnin pa leje makinën, e cila u shkaktoi atyre vdekjen. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Pas

Protesta/ Banorët: Policia ka shoqëruar 10 vetë, nëse nuk na i kthen djemtë tanë do shkojmë në komisariat

Para

“Viti i Skënderbeut”, Papa Francesku pret 200 shqiptarë: Gjergj Kastrioti, bir heroik i një populli të fortë e bujar

Para
“Viti i Skënderbeut”, Papa Francesku pret 200 shqiptarë: Gjergj Kastrioti, bir heroik i një populli të fortë e bujar

“Viti i Skënderbeut”, Papa Francesku pret 200 shqiptarë: Gjergj Kastrioti, bir heroik i një populli të fortë e bujar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e çiftit në Gosë, shkak u bë qeni

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.