Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Risili të Vlorës ndërsa Faxweb.al ka siguruar edhe pamjet teksa forcat e zjarrfikëses përpiqneshin të shuanin flakët.
Fillimisht u raportua nga burimet policore se makina është aksidentuar dhe më pas është përfshirë nga flakët ku mendohej se ishte plagosur edhe drejtuesi i mjetit, por me sa duket ngjarja ka tjetër rrjedhë.
Pasi ka mbarritur në vendngjarje policia nuk e ka gjetur drejtuesin e mjetit, ç’ka hedh dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Sipas ekspertëve, nuk ka goditje të makinës e cila ushqehet me karburant, ndërsa në spital nuk kanë mbërritur informacione për të plagosur apo ndonjë qytetar për ndihmë.
Makina me targë Vl1836C tip “Benz” është shkrumbuar e gjitha ndërsa kjo hedh dyshime të forta se mund të kemi të bëjme me humbje gjurmësh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)