“Marr guximin” ishte shfaqja e sotme e cila riktheu artin dhe dashamirësit e tij në Teatrin Kombëtar mbrëmjen e sotme, monodramë e aktorit të madh, Mehdi Malka e cila mbushi sallën si rrallë herë më parë me spektatorë, kjo edhe për faktin se ishte një ‘sfidë’ ndaj qeverisë e cila shprehet e vendosur për shembjen e kësaj godinë.
Pas disa muajsh pushim, Teatri Kombëtar rihapi sot në mbrëmje tiparin e tij me monodramën e Mehdi Malkaj, “Marr Guximin, shfaqje e cila përbën edhe ‘çlirimin’ e godinës së Teatrit.
Pak minuta pas protestës jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar, ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje artistët kanë vendosur të mbajnë një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine.
Ndërkohë kamera e Televizionit Fax News, ashtu sikurse e ka transmetuar përgjatë gjithë kohës rezistencën e artistëve, nuk kishte se si të mos ishte edhe mbrëmjen e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar për të transmetuar protestën e artistëve dhe aktivistëve (këtë radhë në një formë tjetër), që prej një viti e gjysmë nuk i janë ndarë kauzës së tyre për ruajtjen e kësaj godine.
Më poshtë sjellim shfaqjen e plotë të mbrëmjes së sotme si dhe disa fotografi nga më pikantet, ku përfshihen edhe ato pas përfundimit të shfaqjes dhe që artistët e aktivistët në mënyrë transparente hapën kutinë e parave të grumbulluara nga shitja e biletave dhe sasia e grumbulluar ka qenë 1 milionë e 800 mijë lekë të vjetra si dhe 20 dollarë:
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2356583171085845/










(F.GJ/FAXWEB.AL)