Partia Socialdemokrate e Kosovës ka gjuajtur me qershi sot kryeministrin Albin Kurti gjatë një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë.
Kryetari i Partisë Dardan Molliqaj ka publikuar edhe momentin kur është kryer ky akt i cili u ndërmorr pas firmosjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për targat.
“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.