Taiwani është vendi i parë në Azi që ka legalizuar martesat e të njëtit seks, me një ligj që hyri në fuqi sot.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme në shtetin aziatik, është organizuar një ceremoni martesore, me tre çifte, një prej tyre burrë-grua, një çift lezbikesh, dhe një gay-sh.
Ceremonia e përbashkët ka vjedhur vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa një prej vajzave që martohet me një tjetër vajzë është shprehur se martesa nuk lidhet me gjininë, por me mënyrën sesi njeriu beson dhe ndihet.
Të tre çiftet thonë se ceremonia synon që t’iu tregojë dhe vendeve të tjera të Azisë, se çdo njeri ka të drejtë që të bëjë zgjedhjet e lira sa i takon preferencave seksuale.
(E.K/FAXWEB.AL)