Është vrarë në mënyrën më makabre të mundshme një 27-vjeçar shqiptar në Gjermani ndërsa trupi I pajetë është gjetur të dielën e kaluar.
Prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, për shkak të të cilave ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor zhvilloi kontrolle të imtësishme në pyllin e qytetit Dölauer Heide për të gjetur gjurmë që mund të zbardhnin e vrasjes të të riut shqiptar.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se trupi, i cili kishte plagë thike dhe armë, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes ADN-së. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.
https://www.facebook.com/tvhalle/videos/527664857775752/