Edhe ditën e sotme vazhdojnë radhët e gjata kilometrike në pikën kufitare të Morinës.
Sipas raportimeve të fundit nga “Fax News” mijëra qytetarë shqiptarë nga Kosova janë bllokuar duke pritur me orë të tëra për ta kaluar kufirin.
E gjithë kjo situatë e rëndë është krijuar për shkak të masave të reja anti-Covid19 që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë.
Kjo situatë është që prej 31 gushtit ku Kosova po kërkon test PCR ose çertifikatë vaksinimi jo më të vjetër se 72 orë. Ndërkohe që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me vlerë 25 euro. Gjatë këtyre ditëve fluksi ka qenë i madh si pasojë edhe lëvizjes së qytetarëve drejt bregdetit.