Ditën e sotme partulla të shumta policie kanë dalë në Tiranë për të ushtruar kontrolle në pika të ndryshme të kryeqytetit, për të identifikuar persona që janë kthyer nga jashtë vendit, dhe nuk kanë zbatuar urdhërin për t’u vetëizoluar.
Por nuk mungojnë as momentet e bllokimit të rrugëve, siç ka ndodhur dhe në videon e siguruar nga Faxweb.al, ku shihet sesi ambulanca është penguar që të lëvizjë lirisht, për shkak të trafikur të krijuar nga patrulla e policisë.
Nga dita e nesërme do të bllokohet qarkullimi dhe i mjeteve private në Tiranë dhe në Durrës, dhe në disa qytete të tjera të vendit, të paktën deri në mesnatën e së dielës.
“Janë 66 pika me tre turne në qytetet kryesore, atje ku janë evidentuar hartat e para të personave që janë prekur nga ky virus”, tha sot drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu.