Një rast i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur me ambulancë në spitalin Infektiv, ndërkohë që shifrat e të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 518.
Siç shihet edhe në video, një ambulancë ka transportuar një burrë të shtrirë në barelë, i cili është pritur nga infermierët, të cilët janë të veshur me veshje speciale dhe futet brenda ambienteve të spitalit COVID 1.
Personi shihet se nuk është në gjendje që të ecë në kembë që të futet në spital dhe transportohet nga ekipi mjekësor që bën të mundur lëvizjen e tij nga një barelë, tek tjetra.
Ndërkaq kujtojmë se ditën e sotme, nga testimet e kryera përgjatë 24 orëve, rezultuan 24 persona të infektuar me COVID-19. Aktualisht, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 26.