08:22 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Mbërrin në GJKKO Lefter Koka, do të njihet me akuzat

11:05 | 16/12/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Mbërrin në GJKKO Lefter Koka, do të njihet me akuzat

Ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili do të njihet me akuzat, dhe do të vendoset masa e sigurisë.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në orën 11:15 do dalë para gjykatës së posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Koka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Sipas SPAK, Ministria nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Gjithashtu SPAK ka konstatuar se në rastin e këtij koncensioni është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Për këto shkelje, SPAK ka ngritur tre akuza ndaj ish ministrit, me të cilat do të njihet ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme u tha se ndaj ish funksionarit të lartë shtetëror ka ngritur akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe ate të “Pastrimit te parave”

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se hetimet janë në vijim sa i takon inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit.

Jo më larg se sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK materiale që sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet Lefter KokaLefter KokaLefter Koka GJKKO
Pas

Aksident i rëndë ajror, vdes producenti i muzikës së bashku me gruan dhe djalin 4-vjeçar/ Humbin jetën dhe 6 persona të tjerë

Para

Google do të pushojë të gjithë punonjësit që nuk vaksinohen

Para
Google do të pushojë të gjithë punonjësit që nuk vaksinohen

Google do të pushojë të gjithë punonjësit që nuk vaksinohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Izraeli: Kemi goditur qendrat komanduese të Forcës Quds të Iranit! Aty përgatiteshin sulmet ndaj nesh

Vetëplagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Vlorë, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Sot samiti i SEECP, policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

Mbahet sot në Tiranë Ministeriali i SEECP, Shqipëria pritet të dorëzojë kryesimin, zbardhet axhenda

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mblidhet sot Kuvendi, diskutohet projektligji ‘Për performancën energjetike të ndërtesave’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.