Po bëhen rreth 3 vite nga nga zhdukja dhe më pas gjetja e trupit të Kreshnik Beqirajt në Fier, ndërsa hetimet sipas familjarëve janë mbyllur me urdhër të prokurorit Petrit Vuka pa dalë në konkluzione konkrete dhe zbërthyer shkaqet dhe rrethanat e krimit.
Më 20 qershor të vitit 2017 u vra në mënyrë makabre Kreshnik Beqiraj, ku vrasesi akuzohet se është ish-bashkëjetuesi i tij Arbert Zekaj, i cili u gjet i masakruar ne Grecalli të Fierit.
Familjarët e të ndjerit dhe vëllai i tij Donjet Beqiraj, vijojnë të kërkojnë drejtësinë pas mbylljes së çështjes nga Gjykata e Fierit.
Në një intervistë për Fax News, Donjet Beqiraj kërkon ndjekje penale për fajtorët, teksa dosjen e prokurorisë e quan të paplotë.
Ai përmend emrin e prokurorit të fundit të kësaj çështje duke qenë se është ndjekur nga disa të tillë, ndërsa shprehet se Petrit Vuka do të paditet panalisht prej tij për mbylljen e hetimeve pa u bazuar thotë ai, mbi fakte.
“Më gjithë këtë procedurën që ka ndodhur nga dita e denoncimeve dhe skenari që u publikua, kanë vazhduar hetimet pa bashkëpunuar Prokuroria me familjarët. Kanë bërë dorëheqjen disa prokuror në këtë çështje dhe përfundoi në duart e prokurorit të Fierit, Petrit Vuka. Jam paraqitur të kërkoj informim mbi çështjen përsa publikoi Prokuroria. Avokati Idajet Beqiri tha në intervistën e fundit se Policia dhe Prokuroria nuk kanë bashkëpunuar. Dje në orën 13:00 u mbajt seanca e radhës, nuk kam patur mundësi për çështje sigurie dhe shumë arsye të tjera, nuk kam qenë, dje mora pjesë. Kishte një sjellje shumë arrogante nga Policia, bashkë me babain dhe dëshmitarët që ishin thirrur nga ne. Avokati ishte nisur drejt Fierit për seancën, kishte ndodhur një aksident rrugor dhe u vonua në trafik. Ishin në seancë 4 gjyqtarë që si njoh, vetëm njërën, Adelina Zarka, prokorori që e pashë për herë të parë, Petrit Vuka, dhe avokati i Albert Zekajt që thuhet se është i pandehur.
Sot kërkoj ndjekje penale, çdo përgjegjës të dalë para përgjegjësisë. Autoritetet shtetërore të kërkojnë sqarime nga Gjykata dhe Prokuroria e Fierit, sepse nuk ka asnjë argument apo fakt në ato që i janë paraqitur familjes. Çështja është e 2017-2018 këtu thotë 2016. Ka mungesa dhe paqartësi, avokati ka kërkuar sqarime si janë marrë këto vendime pa dakortësinë e asnjërit. Ke marrë vendime si i ke marrë e di vetë. S’ka asnjë lloj fakti apo prove të konfirmojë të gjitha ato që janë shkruar në dosje. Do t’i shkoj deri në fund, do kërkojmë rreptësisht që çdo përgjegjës të dalë para ligjit. Edhe prokurori i fundit që ka marrë vendimin për përfundimin e hetimeve, duhet të dali para drejtësisë të japi sqarime, nuk kam për ta lënë me kaq. Që të mbyllësh hetimet duhen plotësuar disa kritere mbi fakte dhe prova. S’ka deklarata nga shumë dëshmitarë nga të dyja palët, avokati na dërgoi fashikujt dhe aktet, Idajet Beqiri të bëjë punën e tij se duhet ta bëjë, ka vite punë në kurriz. Ne si familjarë nuk kemi gjë në dorë, s’ka më gjyqe, këtë çështje e kam marrë unë përsipër janë të gjithë dakort me mua. Do bëj personalisht ndjekje penale, të shkojnë të gjithë para ligjit”, tha Beqiraj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)