Tashmë prej disa ditësh tregtarët e “Tregut të orizit” në Vlorë janë në protestë pasi për shkak të mos plotësimit të kushteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit tregu është mbyllur pa afat.
Trgetarët ditën e sotme kan ëprotetsuar para zyrës së prefektit në Qarkun e Vlorës ku dhe kanë zhvilluar një takim për situatën.
“Jemi tregtarë të vjetër. Kam që në 93 që punoj në këtë treg. Taksat i pagujmë të gjitha, pse ne e kemi fajin që nuk kanë investuar.
Nuk dimë ku të drejtohemi. Bashkia as nuk na hap derën. Në atë treg nuk është bërë asnjë investim. Është dita e tretë sot dhe nuk ka rrugëzgjidhje akoma. Tek bashkia na gënjyen nuk na thanë asgjë. Na kanë lënë as mish as peshk.”-thanë tregtarët.
Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj pas takimit me tregetare të “Tregut të orizit” ka reaguar mbi hapjen ose jo të tregut.
“Në kushtet aktuale tregu nuk ploteson kushtet higjeno sanitaire. Ndaj edhe është vendos mbyllja pas inspektimëve te kryera. Do të jetë komisioni i mbrojtjes civile që do të vendos në vijim për hapjen ose jo te tregut. Tregetaret duhet te ndjekin te gjitha hapat per situaten e pandemise ku edhe ndodhemi. Gjithcka do te shihet hap pas hapi.”- tha Mima.