Lëkundjet e tërmetit që shkundën vendin pasditen e sotme, kanë frikësuar edhe banorët e kryeqytetit të cilët kanë dalë në rrugë.
Disa banorë që banojnë tëk pallatet pranë Lieqenit Artificial, godina të cilat kanë pësuar përplasje, kanë kërkuar çadra, ndërkohë që nuk futen dot në shtëpi nga frika.
Më fëmijë të porsalindur në krahë, banorët shprehen se ju është refuzuar ndihma.
“Nga tërmeti kemi frikë, as ndihmë asngjë. U biem numrave në telefon dhe askush nuk na përgjigjet. Duam çadra në shtëpi nuk futemi më.”- u shpreh zonja.
Discussion about this post