Alvin Berisha kur u takua për herë të parë me të atin, pasi e gjeti në kampin e Al-Holit, kishte vetëm një dëshirë, ta merrte me vete në Itali, për të takuar familjen, dhe veçanërisht gjyshin e tij.
Në videon e mëposhtme shihet dëshira e realizuar e të voglit, që pas kthimit nga kampet e ISIS, po rifiton vitet e humbura me familjen e tij në Itali.
Nuk mund të mungonte as vizita e gjyshit të tij, që kishte fluturuar nga Shqipëria për të takuar 11-vjeçarin, që 5 vite më parë u rrëmbye nga nëna e tij, e cila iu bashkua lUftëtarëve të ISIS.
11-vjeçari shqiptar është marrë dje në pyetje në Itali, ndërkohë që ka treguar edhe mënyrën e jetësës brenda kampit të Isis.
“Mami vishej si ninxha. Në Siri na mësonin të luftonim. Qëllonin shpesh me armë dhe donin të bëhesha ushtar. Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë.”– është shprehur vogëlushi.
Në vitin 2004 nëna e tij, e cila ishte në Itali, u bë një luftëtare e huaj, duke iu bashkuar organizatës terroriste Isis.
Alvin Berisha prej 5 vitesh gjendej në Siri, ndërsa dy vite më parë kishte humbur dhe nënën e tij, Valbonën, e cila ishte vrarë gjatë një shpërthimi. Valbona Berisha kishte lënë Italinë, dhe ishte nisur në Siri, ku u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin lindi dhe një tjetër fëmijë.
Duhet thënë se një meritë të jashtëzakonshme për kthimin e Alvinit në Shqipëri e ka dhe emisioni Le Iene, që vunë në lëvizje autoritetet italiane, që të kthenin 11-vjeçarin tek i ati i tij.
Ata i bënë presion autoriteteve italiane që të reagonin për rastin e Alvinit dhe për ta bashkuar atë me familjen.
(E.K/Faxweb.al)