Një emigrant shqiptar që ndodhet bashkë me gruan e tij prej 24 orësh në Kakavijë ka kontaktuat TV Fax News ku përmes një bised telefonike ai u shpreh se isshte nisur për të varrosur të ëmën që ishte ndarë nga jeta por nuk është lejuar bashkë me rreth 40 persona të tjerë të kalojnë kufirin.
Sipas tij, përgjegjësia është e doganës shqiptare, ndërsa pretendon se janë tallur me të pasi mbrëmi i kanë komunikuar se sot në mëngjes do të lejohej të kalonte por nga ana tjetër ai ndodhet ende në pritje në mes të shiut.
“Për emigrantët shqiptarë na kishin thënë jo më shumë se dy veta në makinë. Ashtu bëra, erdha në Kakavijë në 2 të natës. Policia greke na thotë shkoni lart. Marr 129 dhe i thashë më ka vdekur nëna dua ti hedh një dorë dhe. Më tha deri në orën 7, prita, nuk erdhi njeri, më tha pastaj në 8. Sot e kësaj ore, as në banjo nuk kemi ku të shkojmë. Nëna ime vdiq dhe nuk munda të arrij. Vajta tek policia greke dhe më ndihmoi polici grek të lidhesha me konsullin e Jananinës. Nuk mu përgjigj, nuk kemi lënë drejtori kufiri e ambasadë pa marrë. Na shëtisnin sa në një numër telefoni një tjetri. Jemi sëmur duke qëndruar pa ngrënë e pa pirë, jemi 30-40 veta, nuk është marrë asnjë masë. Çfarë na thotë njëri nuk na e thotë tjetri, ne paguajmë detyrimet një më një, shteti shqiptar që jo vetëm nuk na shërben por na torturon. Nuk di gjë nëse është gjobitur njeri. Unë jam bashkë me gruan këtu, jemi sëmrurë se kemi 24 orë që kemi ikur nga Athina, nuk di çfarë po bëhet me këta kriminela e drogaxhinj që na torturojnë. Prej 24 orësh kam ikur nga shtëpia, kam lënë fëmijët atje dhe këtu po na torturojnë. Nuk e di në do shkoj në shtëpi apo në spital. Ua tregova hallin, por më gënjyen”, tha telefonuesi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)