Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet kur në Spitalin Infektiv mbërrin edhe një djalë i ri, që dyshohet se është prekur nga koronavirusi.
Spitali po mbushet me persona të prekur, ndërsa Infektivi është shpallur spitali COVID-1, ndërkohë që sipas ministrisë zyrtarisht janë 72 persona të shtruar.
Pavarësisht se virusi prek kryesisht të moshuarit, askush nuk është imun ndaj tij, dhe këtë e kanë treguar dhe moshat e reja të të prekurve dhe viktimave në vendin tonë.
I riu duket se është në gjendje të qendrueshme, dhe nuk dihet nëse është pjesë e rasteve të raportuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në deklaratën e sotme.
Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.
Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 5 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.