Partia Socialiste ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e ardhshme të 2021-shit, menjëherë pas rikthimit nga pushimet, ndërkohë që kreu i kësaj force politike deklaroi pak ditë më parë, se po punon për një mandat të tretë.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Rama ka thirrur në një mbledhje dhe kryebashkiakët, takim i cili po mbahet në Elbasan.
Ndërkohë në videot e siguruara nga Fax News, shihen radhazi kryebashkiakët socialistë që mbërrijnë me makina luksoze, për të zhvilluar mbledhjen tek kompleksi “Rozafa”.
Në fokus të takimit pritet të jetë tematikën e zgjedhjeve të ardhshme, ku Rama pritet t’iu japë porosi njësoj siç bëri me deputetët një ditë më parë, ku këta të fundit i paralajmëroi dhe se askush nuk do e ketë vendin të sigurtë në lista.
Në Asamblenë Kombëtare, të premten më 4 shtator, Rama do të zyrtarizojë drejtuesit e rinj të qarqeve dhe gjithashtu do të zgjidhet dhe Kryesinë e re e PS-së, ku nuk përjashtohen surprizat në emra.