Protesta e mbajtur sot nga opozita ku për rreth 60 minuta janë bllokuar disa akse kryesore në vend ka tërhequr vëmendjen për shkak të mënyrës së organizimit, por jo vetëm.
Në protestën e organizuar në 5 rrethe me pjesëmarrje të gjerë qytetare, përveç disa incidenteve, ajo çfarë ka spikatur ka qenë është edhe prania e këtij qytetari i cili pavarësisht gjendjes së tij shëndetsore ka dalë të protestojë.
Qytetari gjatë marshimit me protestuesit e tjerë ka vendosur të shpreh indinjatën e tij kundër qeverisë dhe Kryeministrit duke iu drejtuar me fjalët:
” Nuk kemi ik prej Parlamentit… Do të vijmë e do ta shtrydhim parlamentin e krimit!Ne duam Parlament që të na japi bukë, zgjedhje të lira, përsëmbari si Evropa.Nuk duam gjë tjetër. Nuk ndalemi pa na dhënë kushtetutën e re si Evropa, ligje të reja të tëra si Evropa.”
Ndërkohë, po ashtu kujtojmë se interesante gjatë protestës së sotme ka qenë edhe mënyra e protestimit në qytetin e Fierit me pankarta që mbanin fytyrën e diktatorit Nikolla Maduro shoqëruar thirrjet kundër kryeministrit Rama.
(B.L/FAXWEB.AL)