Me zë dhe figurë socialisti Paulin Stërkaj tregon emrin e deputetit që po abuzon me kullën e Prek Calit dhe çështjen e tijduke i dhënë fund një debati të gjerë që u hap në publik lidhur me kullën e anti-komunistit të njohur.
”Ai përnjëmend është një bashkëfshatar i tij me origjinë po s’ka lidhje me Prek Calin as me trashëgiminë e tij ”, ky është rrëfimi i fortë i deputetit socialist Paulin Stërkaj bërë për ”Fax News”, kundër Tom Doshit. ”Mundësisht do lobojmë që ato troje të vjetra, tashmë të shembura nga njerëz që kanë dashur me i gllabëru, shtëpinë do ia rigjenerojmë dhe t’ia bëjmë një shtëpi muze, ndoshta nga bashkia, ndoshta nga Ministria e Kulturës.”, vazhdon më tej Stërkaj.
RRËFIMI I ZBARDHUR:
Gazetari i ”Fax News”: Për çështjen që ngritët për Prek Calin kujt i referoheshit? Që po e dëmton dhe kërkon të…
Paulin Stërkaj: Po një deputet mo ka dalë haptaz dhe ka thënë ”Ka lënë Prek Cali trashëgimtar”. Është Tom Doshi, ç’a problemi ka?! Ai përnjimënd është një bashkëfshatar i tij me origjinë po s’ka lidhje as me pronësinë as me gjakun me Prek Calin! Prek Calin e ka gjithë Malësia e Madhe, sepse ka qenë hero, burrë i nderum dhe burrë me vlera!
Gazetari i ”Fax News”: Ju thatë sikur po dëmton trashëgiminë që ka lënë ai, shtëpinë…
Paulin Stërkaj: Patjetër. Bashkia e Koplikut a vu në dispozicion e para për ta pengu prishjen edhe rindërtimin pa leje, e dyta për t’i rujt pronën familjes së Prek Calit.
Gazetari i ”Fax News”: A morët ndonjë garanci se kjo gjë do ndalojë?
Paulin Stërkaj: Po ne i kena të gjitha mundësitë, unë sqarova grupin. Po do t’ia mbrojmë edhe trojet e tij, sa të kena mundësi a kupton. Mundësisht do lobojmë që ato troje të vjetra, tashmë të shembura nga njerëz që kanë dashur me i gllabëru, shtëpinë do ia rigjenerojmë dhe t’ia bëjmë një shtëpi muze, ndoshta nga bashkia, ndoshta nga Ministria e Kulturës.
Siç tha publikisht, para kësaj videoje, Stërkaj ka shpotitur Doshin, duke thënë se del një deputet dhe e quan Calin ”gjysh” për t’i marrë pronat për t’i kthyer në biznese.
“Prek Calin as nuk e zvogëlojmë dot as nuk e zmadhojmë dot, për të flet historia. Janë bërë procedurat ligjore. Por na del një deputet dhe thotë që do e bëjë 3 katëshe vilën e Prek Calit se ai ka lënë njerëz gjallë pas. Në vetem kemi ruajtur trojet e Prek Calit. Por duke i thënë se e kanë gjysh i marrin tokën dhe bëjnë bizneset e veta. Çdo thashethem atje nuk ka lidhje me figurën e tij por ka lidhje me trojet e tij”, tha publikisht Paulin Stërkaj, teksa Rama e kishte thirrur në Kuvend, bashkë me deputetë të tjerë për marrëveshjen mes tyre, kuvendit dhe qeverisë.
Tom Doshi pas shembjes së kullës jo vetëm që nuk mori autorësinë, por e quajti një akt barbar.
“Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.”, tha Tom Doshi asokohe.
(V.G/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=CPWX3FZACOU&feature=youtu.be