Ka mbërritur në atdhe trupi i nëntetare Zarife Hasanajt, e cila mbeti e vrarë në 6 maj në Letoni. Hasanaj është shpallur dëshmore e Atdheut, ndërsa familjarë dhe të afërm po presin trupin ne saj në Rinas, ku është e pranishme dhe vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Hasanaj ka lënë pas dy prindërit, një vëlla dhe dy motra me të cilët jetonte në zonën e Babrrusë.
Trupi i saj do tëzhvendoset sot në banesën e familjes Hasanaj, ndërsa përnjë orë gjatë paradites së nesërme në nder të saj do të kryhen homazhe në pallatin e Kongreseve.
Gjatë shpërthimit në Letoni mbetën të plagosur dhe majori Klodian Tanushi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa rreshteri Julian Kapaj është jashtë rrezikut për jetën.
KUSH ISHTE ZARIFE HASANAJ
N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:
Gjendja familjare:
• Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.
Arsimimi:
• Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
• Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
Kualifikimet
• Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
• Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.
Gradimi dhe punësimi:
• Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.
Në 20.Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post