Për kuadër të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, presidenti i shtetit, Ilir Meta ka bërë thirrje që palët politike të ngrihen mbi interesat e afatshkurtra për hir të rrugës evropiane të Shqipërisë.
Ndërkohë që kreu i shtetit i shoqëruar dhe nga ministri për Diasporën Pandeli Majko janë pritur në Lezhë dhe me këngë labe, që duket se i kanë shijuar mjaft. Të dy politikanët janë shfaqur të buzëqeshur dhe mjaft miqësorë në komunikimet mes tyre.
Majko propozoi dje që Meta të ishte negociator për zgjidhjen e krizës politike në vend, ndërsa Presidenti refuzoi që të jepte një përgjigje konkrete, po ftoi palët për bashkëpunim.