Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur këtë mëngjes ndjekësit e tij në rrjetet social Facebook nga Bjeshkët e Prevallës.
Meta ka ndarë një video teksa shitet mbi ujëvarën e Bjeshkëve të Prevallës dhe bën me duar shqiponjën.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”- shkruan Meta.