Një incident mësohet të ketë ndodhur në dëgjesën publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku disa militantë të tij kanë dhunuar gazetarin Renaldo Bregu.
Lajmi është bërë publik nga “Nisma #Thurje”, e cila me anë të një ostimi në rrjetet sociale shkruan: “Renaldo Bregu, qytetar i devotshëm dhe gazetar i tv Klan, u godit sot nga militantë të €rion Veliajt sepse dëshironte të merrte pjesë në “dëgjesën publike” me banorët e kombinatit.
Renaldo nuk e dinte se në fakt “dëgjesa” ishte private dhe aty nuk lejoheshin njerëz pa teser partie. Ndaj edhe u dhunua.
Kujtoheni këtë skenë kur të shihni nesër kronikat e montuara me monologjet e €rionit.”
Kujtojmë se një rast i tillë është regjistruar para dy ditësh në një takim të kryeministrit Rama me disa nxënës ekselentë, ku dy studente u nxorën me dhunë nga takimi nga truprojet e Kryeministrit.
Më poshtë pamjet me video:
(B.B/ Faxweb.al)