Ka përfunduar takimi i sindikatës së minatorëve në kryeministri, për marrjen e statusit.
Fiqiri Xibri, drejtuesi i sindikatës bëri, me dije se ata nuk takuan kryeministrin Edi Rama por u pritën nga stafi i tij.
“E gjithë kjo kohë që ka mbetur tani është e nevojshme për të kaluar procedurat qoftë qeveritare, qofte parlamentare. Arsyeja kryesore pse kanë ndodhur këto vonesa është se nuk ka mbaruar studimi I paketës financiare. Ndërkohë që ne gjykojmë që studimi i kësaj pakete nuk ka arsye që të ishte zgjatur kaq tepër, gjykojmë që duhet të kishte mbaruar brenda 1 muaji.
Kërkesa që na bënë ishte që t’i tolerojmë edhe një muaj, nuk u pranua nga ne, i kërkuam që të përfundojë shumë më shpejt.
Çështja nuk diskutua me kryeministrin por me stafin e tij më të ngushtë. Nuk do të protestojmë ditën e hënë por do të presim venimin përfundimtar ditën e mërkurë. Në bazë të vendimit do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ne do të luftojmë me parimin ‘dy duar për një kokë”. Nuk largohemi pa u miratuar ligji“, tha Xibri.
(B.H/Faxweb)