Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Prodhues shprehet se në Ballkanin Perëndimor nuk ka probleme me vizat, duke argumentuar se një situatë e tillë ka kaluar me kohë.
Ai than ë studion e lajmeve të Fax News se i ashtuquajturi Minishengeni Ballkanik, është vijimi i procesit të Berlinit të nisur 6 vite më parë me prezencën e kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Gjithmonë tendenca e prodhuesve tanë ka qenë bota, pastaj janë shikuar vende si Kosova, Maqedonia, Bosnja, Serbia etj. Unë mendoj se nuk kemi një projekt të ri, por një të vjetër të rishfaqur që Merkel e nisi 6 vite më parë me Samitin e Berlinit. Ai ishte një proces i cili parashikonte të fuste Ballkanin Perëndimor drejt një bashkëpunimi dhe qetësimi e harmonizimi dhe më pas të shkojnë të gjithë bashkë në BE, aty ku edhe është porta kryesore ku do të futen shqiptarët.
Në këtë rast rihidhet, vetë Serbia ka problematikat e veta diplomatike pavarësisht se nuk trajtohen në media, kemi gjithashtu një situatë politike të trazuar në Kosovë. Kemi një Shqipëri me gjithë problematikat politike. Kjo është një gjetje dhe rikthim në trajektoren e mëparshme që është procesi i Berlinit. Ai la disa detyra shtesë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të filluar lehtësimin e procedurave të ndërsjellta. Ky proces ishte i përbërë me 4 shtyulla dhe e para ishte tregtia, mobiliteti, lehtësimin e investimeve të ndërsjellta dhe dixhitalizimit. Nuk kemi pse të stisim pasi ne e kemi një platformë. Nuk ka një ndryshim, kemi ndryshuar disa emri por kemi humbur fokusin, fokusi është si performojnë kompanitë e 6 vendeve? A ka pengesa? Çfarë kemi bërë për ti hequr dhe çfarë do të bëjmë në vijim? Si mund të investojmë në mënyrë të ndërsjelltë? A e pengojmë një investim? Si e pengojmë, pse dhe çcfarë duhet bërë?
Shtylla e fundit është dixhitalizimi, është një plan botëror dhe do të shikohet në të ardhmen që 80% e punëve do të kryhen përmes dixhitalizimit. Emri kësaj iniciative vendosjani sit ë doni”, tha Shkodra.
Pyetjes pse është Kosova jashtë ai iu përgjigj: Procesi i Berlinit nuk e përjashton Kosovën. Secili nga vendet duhet të paraqitet sa më mirë në këtë platformë. Serbia dhe Maqedonia e dinë shumë mirë kush janë produktet e tyra më konkuruese, ndërsa të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne. Unë sot nuk kam parë një dokument analize dhe kërkimi të mirëfilltë se kush janë avantazhet dhe sektorët që ne po negociojmë. Ne kemi parë deputetë që flasin dokrra, që nuk dinë se çfarë flasin si majtas si djathtas.
Ekonomia jonë duhet të eci si një e tërë dhe jo me disa pjesëza. Unë besoj që baza që ne të fillojmë rtë ndryshojmë është arsimi. Nëse ne nuk ndryshojmë dhe hartojmë reformat arsimore është shumë e vështirë për të folur për të tjerat”, tha ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post