13:29 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Miratohet propozimi në seancën e jashtëzakonshme, bashkohet jugu dhe veriu i Mitrovicës

13:49 | 30/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Miratohet propozimi në seancën e jashtëzakonshme, bashkohet jugu dhe veriu i Mitrovicës

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.

Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, në kërkesën për ndryshimin e ligjit për kufijtë kishte kritikuar homologun serb që nuk i ka përfillur kërkesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie.

Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka theksuar se PDK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për bashkimin e Mitrovicës, por duhet sipas tij, të ngrisim një pyetje themelore, e ajo është se “kush qëndron pas kësaj ideje, kryetari apo Lëvizja Vetëvendosje”.

Sot në Mitrovicë, me propozmin e kryetarit të saj Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja në të cilën është kërkuar që Qeveria e Kuvendi i Kosovës t’i fillojnë procedurat e bashkimit të pjesës jugore të qytetit me atë veriore.

Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri.

Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një konferencë për media Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë liderët dhe ata janë të thirrur t’i dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar Bahtiri duke aluduar kështu në liderët kosovarë.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.

“Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me dirigjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoj prej Qeverisë që kjo të bëhet realitet”, ka thënë kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Etiketa: agim bahtiriMitrovica
Pas

10 milionë euro kokainë në pemën e krishtlindjeve, si u zbuluan dy trafikantët shqiptarë (Detajet)

Para

“T’isha bo Batman dhe t’vija t’ja u qr…”, Briken Fejzullahu ironizon keq me kriminalitetin në vend

Para
“T’isha bo Batman dhe t’vija t’ja u qr…”, Briken Fejzullahu ironizon keq me kriminalitetin në vend

“T'isha bo Batman dhe t'vija t'ja u qr...”, Briken Fejzullahu ironizon keq me kriminalitetin në vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

Erdogan: Militantët kurdë po vonojnë integrimin në forcat e armatosura siriane

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar(EMRAT)

Siguria në shkolla/ Certifikohen 77 oficerë të rinj sigurie, Manastirliu: Rrisim në 400 numrin e tyre, për herë të parë edhe në arsimin profesional

Zbulohen 10 celularë nëpër qeli që përdoreshin nga të dënuarit, në burgun e Durrësit vuajnë dënimin Jurges Çyrbja dhe Erion Veliaj

Bëri fushatë për Berishën në Tiranë, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

“Parlamenti po shndërrohet në një bodrum të mafies!”, Berisha: E turpshme, deputetët ia mbathën

Seanca zgjati vetëm 15 minuta, Berisha akuza Spiropalit, Kryetarja e Kuvendit: S’mund të vish këtu pas humbjes turpëruese dhe të prishësh Parlamentin

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, pjesë e tij disa personazhe vip

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.