Papa Françesku u pa të dilte nga spitali të mërkurën, 10 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për të hequr gjysmën e zorrës së trashë.
Dëshmitarët thanë se një makinë që bartte Papa Françeskun, u pa të dilte nga spitali Politeknik Gemelli i Romës të mërkurën në mëngjes.
Françesku ishte operuar më 4 kIshte një procedurë e planifikuar për në fillim të korrikut kur audiencat e papës u pezulluan gjithsesi dhe Françesku normalisht do të merrte ca kohë pushim.Kreu i Vatikanit do t’i ketë disa javë të tjera për të rikuperuar para se të fillojë të udhëtojë përsëri në shtator.
Ka plane që ai të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë në një udhëtim 12-15 shtator dhe më pas të bëjë një ndalesë të shpejtë në Glasgoë, Skoci, në nëntor për të marrë pjesë në konferencën e klimës COP26. Udhëtime të tjera të mundshme janë gjithashtu në shqyrtim.
Vatikani fillimisht kishte thënë që Françesku mund të lirohej fundjavën e kaluar, por më vonë tha se ai do të qëndronte disa ditë shtesë për shërim të mëtejshëm dhe terapi rehabilitimorrik, operacioni i parë i madh që kur ai u bë papë në 2013.