Mbrëmjen e sotme pati një moment paniku në aeroportin e Tel Avivit. Avioni ku ishte dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u detyruar të evakuuohet pas një alarmi për raketë nga Hamasi.
Pasagjerët u detyruan të shtrihen në terrenin e aeroportit.
Siç raporton Welt , në mision ka pasur edhe gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë. Dy raketa të Hamasit u neutralizuan mbi aeroport nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit.
Sipas raportit të gazetës gjermane, kancelarja nuk u shtri në pistë, por vrapoi drejt një kontejneri aty pranë dhe prej andej drejt strehës. Pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në aeroplan.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës gjatë vizitës në Izrael me kryeministrin Netanyahu.
#Raketenalarm in Tel Aviv. Die Regierungsmaschine wird umgehend evakuiert. @Bundeskanzler wird in einen Schutzraum gebracht. Wir legen uns vor dem Flugzeug auf den Boden. @robinalexander_ @frautoroxel pic.twitter.com/OTWV55KUoA
— Sara Sievert (@sara__si) October 17, 2023