Një polic meksikan është gjendur i vrarë në mënyrë makabre në një parking.
Polici ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.
Makina ku ai ndodhej është qëlluar nga një breshëri plumbash. Sipas raportimeve të mediave meksikane, polici 30-vjeç i identifikuar vetëm si Eduardo, është vrarë nga 150 plumba para ndërtesës së një qendre tregtare në Kuliakan.
Gjatë muajit të kaluar ai kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si “El Chapo”.
Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.
Discussion about this post