Mediat maqedonase, kanë publikuar video nga qytetarët të cilët kanë qenë të pranishëm në diskotekën “Pulse” në Koçan, e cila është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar, duke lënë të vdekur deri më tani të paktën 50 prej të pranishmëve dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Zjarri thuhet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA.
Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz, të cilët, siç shihet edhe nga pamjet, janë përpjekur të shuajnë flakët, por pa sukses.
Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria dhe të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, janë në terren.VIDEO/ Shpërthimi në flakë i diskotekës me qindra të rinj në Maqedoni, momentet teksa të pranishmit tentojnë të shuajnë zjarrin
Discussion about this post