Një burrë i armatosur ka mbajtur peng dhjetëra njerëz në një autobus në Rio de Janeiro duke kërcënuar se do ti vërë zjarrin automjetit, ka thënë policia braziliane.
Policia Federale e Autostradës tha që negociatat ishin duke u zhvilluar me njeriun që ka mbajtur peng 37 persona që prej orës 5.30 të mëngjesit në kohën lokale në një urë të ngjeshur që lidh periferinë e Sao Goncalo me qendrën e Rio-s.
Gjashtë pengjet e liruara kanë treguar sipas policisë se burri kishte derdhur benzinë në autobus dhe kishte kërcënuar se do ti vinte flakën me gjithë njerëzit që ndodheshin brenda.
Ndërkohë në një njoftim të dytë, policia bën me dije se personi që nuk është identifikuar ende, është vrarë dhe fatmirësisht operacioni është mbyllur pa viktima të pafajshme.
Kidnapping in Brazil. A man hijacked a bus on the Rio Niterói Bridge (Direction Rio de Janeiro) now in the morning.#TuesdayThoughts #RioNiteroi #RioDeJaneiro #Brazil pic.twitter.com/2Ss4DVr0t0
— Eunice Brandão (@EuniceBrando6) August 20, 2019
Ndërsa po në këtë njoftim, thuhet se pengmarrësi mbante në dorë një pistoletë lodër.
Zyrtarët thanë se burri e ka identifikuar veten si polic por kjo nuk është konfirmuar.
Burri nuk ka bërë ndonjë kërkesë të veçantë dhe duket se kishte “probleme psikologjike”, tha një zëdhënës i policisë së qarkullimit në TV Globo. Forca elitare e policisë në Rio e njohur si BOPE ishte në krye të negociatave dhe një snajper ishte vendosur afër.
Trafiku është bllokuar në të dy drejtimet në urë, me qindra automjete të mbetura në radhë.
Sao Goncalo është një periferi e dhunshme, e varfër, e ndarë nga Rio nga Guanabara Bay.
#BREAKING: Armed man holds 18 bus passengers hostage in Rio de Janeiro, Brazil
pic.twitter.com/e2MyR8A9t5— I.E.N. (@BreakingIEN) August 20, 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)