Pas konfirmimit të dy rasteve më koronavirus në vendin tonë, është rritur shtimi i masave në kufij.
Në një vrojtim nga Fax News në pikën doganore të Morinës, mjekët u kontrollojnë temperaturën udhëtarëve dhe një nga pasagjerët ishte nga Hong-Kongu.
Prezenca e tij ka shtuar panikun tek pasagjerët të cilët kanë deklaruar jashtë kamerave se nuk e dinin se kishte kinezë në autobus, pasi përndryshe do të zbrisnin.
“Vij nga Hong-Kong, Turqi dhe pastaj Maqedoni e Veriut dhe pastaj Shqipëri. Jam nga Hong-Kongu dhe do të rrijë në Shqipëri tri ditë për të vizituar Beratin.”– i tha shtetasi aziatik mjekes.
Ndërkohë që një nga pasagjerët u shpreh se “Mos ka ardhur me na shit virusin këtu”.
Denisa Duraku shefe e epidiomologjise Kukeës për Fax News deklaroi se janë shtuar kontrollet dhe se në këtë pikë doganore nuk ka pasur asnjë të dyshuar me koronavirus.
“Ofrohet shërbim 24orë për monitorimin e situatës. Çdo person që vjen nga vendet e prekura është objekt kontrolli dhe bëhet një kontroll për këto persona që vijnë nga harta e kuqe siç e themi ne. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshura. Çdo ditë numri që kalon në ëtë pikë kufitare është rreth 4000 perosna dhe janë bërë rreth 1000 matje temperature në ditë.
Qytetarët, personat që kanë pasur lëvizje në zonat e prekura kërkoj që të bëjnë një vet izolim për një periudhë të paktën 14 ditore. Duhet të marrin masa që kanë lidhje me higjenën.”- tha Duraku.
(M.Q/Faxweb.al)