Aksioni i IKMT-së për shembjen e kioskave në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë (Lexo ketu), ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve.
Disa nga pronarët pretendojnë se i kanë me letra të rregullta këto biznese.
Një grua e cila ka kundërshtuar prishjen e biznesit të saj dhe ka pasur disa përplasje fizike me Policinë është shoqëruar në komisariat. Veç saj gazetari i Fax News Martin Marku shprehet se janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë.
Në videon e mëposhtme shihet gruaja që është shoqëruar identiteti i së cilës nuk dihet ende dhe bashkë me të ka qenë dhe vëllai i saj që është shprehur: Mos ma prekni motrën!
Janë gjithsej 40 kioska me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT. Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare.