10:30 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Mos më prek, bjere Edi Ramën këtu!”, qytetarët sherr me policinë në Rinas pas falimentimit të “Fly Ernest”

18:28 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Mos më prek, bjere Edi Ramën këtu!”, qytetarët sherr me policinë në Rinas pas falimentimit të “Fly Ernest”

Qytetarë të shumtë që kishin prerë biletat për të udhëtuar drejt Italisë tek kompania “Fly Ernest” janë konfrontuar me punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit. Pasi “Fly Ernest” anuloi fluturimet edhe pse pasagjerët i kishin blerë biletat, qytetarët janë shfaqur të irrituar.

Ata kërkojnë nga punonjësit e policisë në Rinas që t’iu hapet rruga dhe t’ju lejohet të udhëtojnë sepse kanë harxhuar para për ato bileta, ndërkohë që në sportel nuk ka asnjë punonjës të kompanisë për t’i sqaruar.

“Fly Ernest” nuk lejohet të ulet në aeroport pasi Autoriteti i Aviacionit Civil i pezulloi licencën në 29 dhjetor sepse kishte borxhe në Itali. Por skandali qëndron në faktin se edhe pas vendimit të Autoritetit, kompania vijoi e pashqetësuar të priste bileta për qytetarët deri në datën 13 janar drejt Pizzas, Bergamos dhe Bolonjas.

Qytetarët me të drejtë kanë kërkuar sot të paktën një shpjegim nga ana e “Fly Ernest”, por askush nuk ishte aty për të dhënë përgjigje.

Kjo ka bërë që pasagjerët të shfryjnë inatin me forcat e sigurisë në aeroport pasi nuk po marrin asnjë zgjidhje as për lekët e harxhuara dhe as për punët që i kanë me afat në shtetin italian.

Në një moment, ka edhe konfrontim fizik mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Pasagjerët kërkojnë që kjo çështje të marrë zgjidhje dhe të angazhohet vetë kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga përplasja mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë:

Qytetari: Kam 3 ditë që po pres, a jam njeri i shtetit apo s’jam?

Qytetarja: Na hapni rrugën. Rrogën e merrni ju, bëj punën për mua.

Punonjësi i policisë: Rrogën e marr se bëj punën unë. E bëj për të ushqyer familjen time. Ska lidhje kompania me këtu, është në Itali.

Qytetarja: Bjere Edi Ramën këtu se ne të Edi Ramës jemi, votën ia japim

Punonjësi i policisë: Është zgjedhja juaj kjo.

Qytetarja: 400 euro bileta, puna iku atje.

Qytetari: Pse nuk ka avion shteti?

Qytetari: Hape rrugën…

Qytetari: Nuk ke të drejtë me prek persona, mos na prek!

Qytetari: Ore se ka fëmijë.

Qytetari: Mos na prek me dorë!

Qytetari: Këto janë pamjet e policisë shqiptare, shteti shqiptar.

Etiketa: fly ernestforcat e siguriseqytetaretrinassherr
Pas

“The Sun”: MAFIA SHQIPTARE/ Zotërinjtë e drogës po trafikojnë fëmijë në Britani, detyrojnë të skllavërojnë në tregun e kokainës

Para

“Papritmas mora një telefonatë nga “Patricia””, Kreshnik Spahiu: Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë!

Para
“The Sun”: MAFIA SHQIPTARE/ Zotërinjtë e drogës po trafikojnë fëmijë në Britani, detyrojnë të skllavërojnë në tregun e kokainës

"Papritmas mora një telefonatë nga “Patricia”", Kreshnik Spahiu: Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë një ‘përgjigje të fortë’ ndaj sulmeve të SHBA-së

Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë

Siri/ Sulm terrorist në një kishë ortodokse në Damask, 22 viktima dhe 52 të plagosur (VIDEO)

Konflikti në Rripin e Gazës, Spanja: Do t’i kërkojmë Këshillit të BE-së që të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.