Jose Mourinho është bërë sërish protagonist këtë herë gjatë një ndeshjeje hokeji në Rusi ku organizatorët e kishin ftuar të hidhte topin e hokejit në fillim të sfidës mes SKA dhe Avangard.
Në pistë ishte shtruar një tape i kuq për ish-trajnerin e Manchester United, i cili pasi hodhi topin ai kthehet mbrapsht për të dalë nga pista e akullit, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua sërish, duke bërë që lojtarët të linin topin dhe ta ndihmonin atë të ngrihej, ndërkohë që të pranishmit në sallën e mbyllur shpërthyen duke qeshnur, ku shumica e tyre nuk nguruar të nxirrnin celularët për ta regjistruar.
Kjo nuk është hera e parë që portugezi bie në sy të publikut më një incident të tillë. Një gjë e tillë i ndodhi në “Ëembley”, kur ishte duke shkuar për të parë ndeshjen e Anglisë me Spanjën për Ligën e Kombeve.
Mourinho pas largimit në dhjetor nga Manchester United, ka mbajtur një profil të ulët, ndaj duket se ka zgjedhur të bëjë një punë promocionale për ekipin rus të hokejit në Balashikha, një qytezë e cila ndodhet pranë Moskës.