Mund të quhet mrekulli ajo që shërbimet e emegjencës kanë kryer në Rusi. Një foshnje 10 muajsh i seksit mashkull u gjet i gjallë nën rrënojat e një blloku apartamentësh në Magnitogorsk, të cilat u shkatërruan nga shpërthimi i gazit.
Fëmija u shtrua në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, por mjekët janë optimist se shëndeti i tij mund të përmirësohet.
Rusia Today raporton se gjatë një pushimi të punëtorëve të shpëtimit, dëgjuan nën rrënoja, të qarat e një foshnje. Fëmija kishte shpëtuar pasi ishte mbështjellë mirë me batanije.
Ndërkohë krahas foshnjës, janë shpëtuar edhe 16 persona të gjallë, midis të cilëve ishin edhe shtatë fëmijë. Deri më tani, ekipet e emergjencave kanë gjetur tetë trupa të vdekur nën rrënoja.
Në listën e të zhdukurve nga kjo shembje janë 36 persona.
(M.Q/Faxweb.al)