03:50 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Na erdhi nga lart në 4 të mëngjesit”/ Kryefamiljari në ‘hall’, i ‘mbin’ bunkeri në oborr

22:45 | 06/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Na erdhi nga lart në 4 të mëngjesit”/ Kryefamiljari në ‘hall’, i ‘mbin’ bunkeri në oborr

Një histori e pazakontë ka ndodhur në fshatin Spathar, 2 km larg Librazhdit, ku një banor i zonës ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” një rast të paprecedentë.

Si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në mars të vitit 2017, bunkeri që ndodhej në kodër shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha.

Ndonëse janë bërë dy vite nga kjo ngjarje, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për heqjen e bunkerit.

Kryefamiljari kërkon heqjen e bunkerit, ndërsa thekson se nuk mundet ta heq dot vetë.

Eduard Hoxha: Siç e shikoni bunkerin këtu, na ka ardhur nga lart, ka rënë poshtë në orën 4 të mëngjesit. Fatmirësisht kemi qenë në gjumë. Jemi trembur jashtë mase. U bëmë 2 vjet dhe nuk ka vënë njeri dorë. Jemi interesuar, tek njësia administrative dhe na kanë thënë shkoni në bashki. Kemi vajtur në Bashki, na kanë thënë se s’kemi mundësi, nuk kemi me ça ta heqim.

Gazetarja: O Edi po pse nuk e heq vetë ti këtë?

Eduard Hoxha: Nuk e heq dot, ça jam unë Herkul ta heq atë?

Gazetarja: Nuk ke ndonjë matrapik, merr edhe skrapin me atë rast?

Eduard Hoxha: Po ça ka ai, 200 mijë lekë hekur ka.

Gazetarja: I paske bërë llogaritë. E ke mbledh mendjen që o bashkia, o ky ngel këtu?

Eduard Hoxha: Po. Unë vetë nuk mundem. Po të binte bunkeri këtu në rrugë do bllokonte rrugën dhe bashkia do bllokonte 100 familje, ça do bënte bashkia, a do ta hiqte?

Gazetarja: Epo ka rënë tek oborri yt.

Eduard Hoxha: Po njësoj, si aty si këtu.

Me shaka, gazetarja e “Stop” i sugjeroi Edit ta kthente bunkerin në muze, ose në pishinë, por asnjëra prej alternativave nuk i pëlqeu atij.

Eduard Hoxha: I lutem bashkisë të ma heqë sa më shpejt, sepse kur dal në ballkon më duket sikur ka shpërthyer lufta. Ju lutem, po patët mundësi ma hiqni sa më shpejt.

Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.

Të dy institucionet thonë se e vetmja, që mund të zgjidhë këtë problem është Ministria e Mbrojtjes, pasi vetëm ky institucion ka mjete të tillë.

Gazetarja– Në fshatin Spathar, tek zona ku banon familja Hoxha, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ka rënë një bunker.

Administratori Gazmir Bahiti– Po, po!

Gazetarja– Rreth orës 4 të mëngjesit, familjes Hoxha i ka rënë para oborrit.

Administratori Gazmir Bahiti– Fatmirësisht, kanë shpëtu! Nuk kanë pasur problem nga familja.

Gazetarja– Nuk kanë pasur problem! Nga 2017-ta deri më sot, bunkeri është ende aty. Qytetari ka ardhur, është interesuar…

Administratori Gazmir Bahiti– Po, ka ardhur këtu dhe e kam përcjellë tek Bashkia. Në moment, që do të vijnë mjetet lart për të pastru rrugën, do të heqin edhe bunkerin.

Gazetarja– Ju ia keni përcjellë si shqetësim (Bashkisë)?

Administratori Gazmir Bahiti– Po, po!

Gazetarja– Domethënë, Bashkia është në dijeni? Se ideja është, që qytetari e ka brenda në oborr. Po, nëqoftëse bunkeri do të binte në mes të rrugës, juve do të ishit të detyruar, që ta hiqnit?

Administratori Gazmir Bahiti– Po, normale!

Gazetarja– Do të kishit marrë direkt masa, se do bllokohej i gjithë fshati.

Administratori Gazmir Bahiti– Nuk kam as mjete në ngarkim. Janë drejtori më vete ato të mjeteve, që kanë fadroma e kamionë. I kam thënë, shko në filan vend, bëj një kërkesë, të vijnë ta heqin!

Gazetarja– E kuptoj! Ka 5 muaj, që e ka bërë kërkesën dhe prapë nuk i kanë ardhur!

Administratori Gazmir Bahiti– S’e di!

Duke qenë se familja Hoxha para 5 muajsh i ka nisur shkresë bashkisë, gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë së Librazhdit për të pyetur se çfarë ka bërë me këtë rast.

Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd: Shqetësimi i qytetarit është i drejtë, ashtu siç do doja t’ju falenderoja që i jeni përgjigjur shqetësimit të tij. Ky është një problem, i cili nuk është i paditur për Bashkinë Librazhd. Qytetari është ankuar pranë njësisë administrative qendër dhe Bashkisë Librazhd. Bunkeri është një objekt, shumë specifik, që ne pavarësisht se kemi dërguar atje punonjësit tanë të emergjencave civile, është e pamundur që bashkia Librazhd me burimet e saj njerëzore, por edhe me mjetet që disponon, të bëjë të mundur lëvizjen, apo demolimin e këtij objekti. Ne kemi kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila me forcat xheniere është i vetmi institucion, i cili mund të bëjë të mundur copëtimin, apo demolimin e atij objekti, sepse në rast se ne do të ndërhyjmë me këto mjete që kemi, mund të ndodhemi para rasteve dhe fatkeqësive të tjera, sepse ai mund të lëvizë nga ai pozicion që është dhe mund të bëjë rrezik për familjet poshtë tij.

Pas

Pas pushimeve Nora Istrefi kthehet në Prishtinë, por me kë po darkon?

Para

Kalaja: Sa i perket “të drejtës” nuk jemi as si Anglia e shekullit te XIII, sepse Rama qendron mbi ligjin

Para
Kalaja: Sa i perket “të drejtës” nuk jemi as si Anglia e shekullit te XIII, sepse Rama qendron mbi ligjin

Kalaja: Sa i perket “të drejtës” nuk jemi as si Anglia e shekullit te XIII, sepse Rama qendron mbi ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.